Korrik 01, 2018 14:34 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë operacionet të ushtrisë siriane kundër terroristëve në Suvejda

Forcat ushtarake dhe ato të rezistencës popullore në Siri kanë filluar operacione të reja kundër terroristëve në pjesën jugore të provincës Suvejda.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se në vazhdim të operacioneve të ushtrisë siriane kundër terroristëve, pozicionet e terroristëve takfiristë në rajonin Samad Samaxh dhe Umu Sunejna në provincën e Suvjeda janë sulmuar nga ushtria e Sirisë dhe gjatë këtyre operacioneve janë vrarë ose plagosur me dhjetëra terroristë. Ushtria siriane pasi ka marrë nën kontroll zonat periferike të qytetit Dara, forcat siriane kanë hyrë në qytezat Al-Gharijetu Sharghija, Umu Valad, Tel Shejkh Husejn dhe Telul Khalif dhe qarku informativ i luftës në Siri ka njoftuar edhe për çlirimin e qytezës Al-Xhiza dhe fshatit Al-Sahva në lindje të qytetit Dara, pas një luftimi të ashpër me grupet terroriste të armatosura.

 

Tags