Dhjetëra të plagosur nga një sulm me bombë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78966-dhjetëra_të_plagosur_nga_një_sulm_me_bombë_në_irak
Një sulm vetëvrasës me bombë ka pasur për cak një depo ku ruhen kutitë e votimit në Irak, të zgjedhjeve parlamentare të muajit maj. Nga ky sulm janë plagosur të paktën 19 persona, kanë njoftuar zyrtarët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 01, 2018 10:19 Europe/Tirane
  • Dhjetëra të plagosur nga një sulm me bombë në Irak

Një sulm vetëvrasës me bombë ka pasur për cak një depo ku ruhen kutitë e votimit në Irak, të zgjedhjeve parlamentare të muajit maj. Nga ky sulm janë plagosur të paktën 19 persona, kanë njoftuar zyrtarët.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se një sulmues vetëvrasës, ka afruar makinën e tij pran portës kryesore dhe ka shpërthyer eksplozivët e tij në qytetin Kirkuk, vetëm disa ditë para rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare.

Ndërtesa ku ishin të vendosura kutitë e votimit ka pësuar dëme nga shpërthimi, por kutitë e votimit nuk janë dëmtuar, ka thënë guvernatori i Kirkukut, Rakan al-Juburi.

Në mesin e të plagosurve, sipas policisë, ka pjesëtarë të njësisë anti-terror dhe civilë. Disa media po ashtu kanë raportuar se nga shpërthimi është vrarë një person.