Natanjahu: Nuk lejojmë refugjatët sirianë të hyjnë në Izrael
Korrik 01, 2018 10:25 Europe/Tirane
Benjamin Netanjahu pretendoi se qeveria e tij nuk do të lejojë civilët që ikin nga lufta siriane të hyjnë në Izrael, megjithëse vazhdojnë t'u japin atyre "ndihmë humanitare".
Dhjetëra mijëra civilë sirianë kanë ikur nga luftimet që po zhvillohen në jug të vendit që nga 19 qershori dhe disa prej tyre kanë ngritur tenda në lartësitë e Golanit pranë kufirit izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një takim të kabinetit të regjimit sionist tha: "Ne do të vazhdojmë të mbrojmë kufijtë tanë në jug të Sirisë. Ushtria izraelite ka pohuar gjithashtu se gjashtë sirianë, përfshirë katër fëmijë, të dielën janë vrarë.
Tags