Jemen: Emiratet e Bashkuara Arabe pezullojnë ofensivën kundër Hudejdas
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar një pauzë në fushatën ushtarake kundër qytetit Hudejda në perëndim të Jemenit, pas raporteve se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është stepur përballë rezistencës së ashpër nga luftëtarët Huthi të Jemenit.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter të dielën, Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash tha se ndalimi i ofensivës kishte për qëllim t'i jepte një shans përpjekjeve të OKB-së që synonin zgjidhjen e konfliktit në Jemen. "Ne mirëpresim përpjekjet e vazhdueshme të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Martin Griffiths, për të arritur një tërheqje të pakushtëzuar të lëvizjes Huthi nga qyteti-port Hudejda," tha ai. Luftëtarët Huthi dhe forcat e armatosura aleate kanë arritur tu shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese në qytetit strategjik Hudejda në brigjet perëndimore të Jemenit. Disfata e turpshme e forcave agresore në Hudejda u bë shkak që Malajzia të njoftojë se po i tërheq trupat e saj nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili në tre vitet e fundit vazhdimisht ka sulmuar Jemenin e varfër.