Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
Forcat e Jemenit kanë sulmuar me raketa mercenarët e Arabisë saudite në rajonin Faze në jug të qytetit Hudejda.
Agjencia Al Alam njofton se në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur disa mercenarë sauditë. Përveç kësaj ushtria e Jemenit ka sulmuar bazat e mercenarëve sauditë dhe emiratas në kampin Khanxhar në lindje të provincës Xhuf në veri të Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.