Kupola e Hekur dështon përballë raketave të rezistencës
Sajti sionist Dekba File në një raport të tij ka thënë se sistemi anti-ajror i quajtur Kupola e Hekurt ka dështuar në përballje me raketat e lëshuara nga rezistenca palestineze.
Ky sajt duke analizuar raketat e lëshuara nga rripi i Gazës në drejtim të kolonive sioniste thotë se sistemi Kupola e Hekurt nuk është në gjendje të përballojë dy fronte atë të lartësive Golan dhe të Rripit të Gazës. Nga data 20-27 qershor të këtij viti nga rripi i gazës në drejtim të regjimit sionist janë lëshuar 100 raketa dhe predha. Ushtria e regjimit sionist nga frika e kundërpërgjigjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ndaj martirizimit të civilëve palestinezëve, ka dislokuar sistemin raketor "Kupola e Hekurt" në afërsi të Rripit të Gazës. Regjimin sionist e ka kapluar frika nga kundërpërgjigja e mundshme e Hamasit për vrasjen e civilëve palestinezëve. Kjo është në kohën kur gjatë viteve të kaluara shumë herë është konfirmuar joefikasiteti i këtij sistemi raketor dhe rreth 80% e raketave të Rezistencës kanë kaluara pengesat e këtij sistemi.