Ansarullah kap rob një komandat amerikan
Në një faqe në Twitter të varur nga EBA, thuhet se lëvizja Ansarullah e Jemenit ka kapur rob një komandant amerikan të kompanisë Blackwater
Faqja e Twitter e quajtur “ Pa hije” shkruan: Ansarullah ka arritur të kap rob një komandat të kompanisë Blackwater e cila vepron në interes të EBA. Autori i këtij shkrimi i cili veten e quan oficer sigurie të EBA thotë: Ansarullah së shpejti do të publikojë një video me pohimet e këtij komandanti dhe kjo do të vështirësojë punon tonë kundrejt opinionit publik. Siç thuhet komandanti amerikan është një prej personave të afërt të Muhamed bin Zajd, princi i kurorës i EBA. Ndërkohë Enver Gargash ministër këshilltar për çështjet e jashtme të EBA ka thënë se operacionet ushtarake në Hadida në perëndim të Jemenit janë ndërprerë në formë të përkohshme. Kompania Blackwater që është një kompani private sigurimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryen operacione ushtarake kundrejt një shume të madhe parash.