Ushtria siriane çliron qytezën Saida në jug të Sirisë
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë arritur të çlirojnë qytezën Saida që ndodhet 10 km larg qytetit Dara nga pushtimi i terroristëve të Frontit Nusra.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në vazhdim të operacioneve të ushtrisë së Sirisë në provincën Dara në jug të këtij vendi, forcat siriane kanë çliruar qytezën Saida në lindje të qytetit Dara. Forcat siriane gjatë këtij operacioni u kanë dhënë goditje të ashpra terroristëve dhe sot paradite kanë arritur të hyjnë brenda në qytezën Saida. Shumë prej terroristëve që vepronin në këtë qytezë janë arratisur në drejtim të qytezës Al-Tajiba dhe ushtria siriane po sulmon edhe bastionet e terroristëve në këtë qytet. Forcat siriane menjëherë kanë filluar spastrimin e terrenit nga minat dhe bombat e vendosura nga terroristët në rrugët dhe lagjet e kësaj zone.