Ushtria siriane fiton kontrollin e kufirit me Jordaninë
Korrik 06, 2018 15:54 Europe/Tirane
Forcat ushtarake siriane kanë fituar kontrollin e kufirit me Jordaninë.
Agjencia e lajmeve SANA, ka thënë se ushtria siriane kontrollon tashmë kufirin Nasib, pas më shumë se tre vjetëve prej kur terroristët e kishin pushtuar këtë zonë. Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë arritur të çlirojnë qytezën Saida që ndodhet 10 km larg qytetit Dara nga pushtimi i terroristëve të Frontit Nusra. Në vazhdim të operacioneve të ushtrisë së Sirisë në provincën Dara në jug të këtij vendi, forcat siriane kanë çliruar qytezën Saida në lindje të qytetit Dara. Forcat siriane gjatë këtij operacioni u kanë dhënë goditje të ashpra terroristëve dhe sot paradite kanë arritur të hyjnë brenda në qytezën Saida.
Tags