Djaloshi nga Suedi bëhet shtetas i Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79158-djaloshi_nga_suedi_bëhet_shtetas_i_palestinës
Një djalosh nga Suedia i cili një vit më parë ka filluar ecjen në këmbë drejtë territoreve të pushtuara palestineze me qëllim që të tregojë shtypjen dhe vuajtjen e palestinezëve dhe gjendjen e tyre të mjerueshme në Rripin e Gazës, është ndaluar nga autoritetet e regjimit sionist që të hyjë në Palestinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2018 07:18 Europe/Tirane
  • Djaloshi nga Suedi bëhet shtetas i Palestinës

Një djalosh nga Suedia i cili një vit më parë ka filluar ecjen në këmbë drejtë territoreve të pushtuara palestineze me qëllim që të tregojë shtypjen dhe vuajtjen e palestinezëve dhe gjendjen e tyre të mjerueshme në Rripin e Gazës, është ndaluar nga autoritetet e regjimit sionist që të hyjë në Palestinë.

Agjencia e lajmeve AA njoftoi se Beniamin Ladera është djaloshi suedez i cili që nga gushti i vitit të kaluar ka filluar ecjen e tij në këmbë në drejtim të Palestinës me qëllim që të tregojë vuajtjet, shtypjen dhe shkeljen e të drejtave të popullit të Palestinës nga ana e regjimit sionist të Izraelit dhe tani ka arritur në kufijtë e Palestinës, mirëpo forcat e sigurisë së regjimit sionist nuk e kanë lejuar atë të hyjnë në Palestinë dhe e kanë arrestuar për gjashtë. Si pasojë e këtij veprimi, Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, ka dënuar dhunën e regjimit sionist ndaj këtij të riu suedez dhe ka deklaruar se Palestina i jep këtij të riu suedez të drejtën e shtetësisë palestineze.