Ushtarët sirianë çlirojnë qytetin Um al-Majazen në provincën Dara'a
Trupat e ushtrisë siriane kanë arritur të rifitojnë kontrollin mbi një qytet tjetër strategjik në provincën jugperëndimore të vendit Dara'a, pas eliminimit të mbetjeve të fundit të militantëve në këtë zonë.
Të dielën, agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, duke cituar një burim ushtarak të paidentifikuar, raportoi se njësitë e Ushtrisë Arabe Siriane, të mbështetura nga forcat aleate, vendosën kontrollin e tyre të plotë mbi qytetin Um al-Majazen, që ndodhet rreth 10 kilometra në lindje të kryeqytetit provincial Dara'a. Raporti shton se çlirimi i qytetit Um al-Majazen erdhi pas ditëve të operacioneve intensive kundër vendstrehimeve të militantëve dhe pozicioneve të tyre të fortifikuara në qytet, i vendosur jo larg nga rajonit Nasib, një qytet tjetër pranë kufirit jordanez, i cili u çlirua të premten. Që nga 19 qershori, qeveria siriane është angazhuar në një fushatë të madhe ushtarake për të rimarrë zonat e mbajtura nga militantët në Sirinë jugore pranë kufirit jordanez dhe lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli, duke përfshirë provincën Daraa, së bashku me krahinat fqinje të Kuneitrës dhe Suvaida.