Mediat arabe reagojnë ashpër ndaj veprimit të kanalit televiziv Al-Arabija
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79301-mediat_arabe_reagojnë_ashpër_ndaj_veprimit_të_kanalit_televiziv_al_arabija
Mediat arabe dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë protestuar ndaj kanalit televiziv Al-Arabija për shkak të transmetimit të një filmi dokumentar fals i në një farë mënyre ka arsyetuar pushtimin e territoreve palestineze dhe vendeve të shenjta islame nga ana e regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2018 08:57 Europe/Tirane
  • Mediat arabe reagojnë ashpër ndaj veprimit të kanalit televiziv Al-Arabija

Mediat arabe dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë protestuar ndaj kanalit televiziv Al-Arabija për shkak të transmetimit të një filmi dokumentar fals i në një farë mënyre ka arsyetuar pushtimin e territoreve palestineze dhe vendeve të shenjta islame nga ana e regjimit sionist.

Kanali televiziv Al-Arabija i regjimit Al Saud ditën e shtunë ka transmetuar një film fals të ashtuquajtur dokumentar me titull "Al-Nekba" ku pretendohet se sionistët kanë përjetuar tragjedi të cilat i kanë detyruar ata ta pushtojnë territorin e Palestinës. Gazetarët palestineze kanë lëshuar një deklaratë dhe kanë dënuar këtë veprim të kanalit televiziv Al-Arabija për transmetimin e këtij filmi fals të cilin e kanë quajtur rrëshqitje të rrezikshme të këtij kanali informativ dhe kanë theksuar: "Kanali televiziv Al-Arabija ka vendosur të çarmatosë arabët dhe dëshiron t'i heqë atyre përgjegjësinë për çështjen e Palestinës në kohën kur çështja e Palestinës është çështja  më e rëndësishme e Umetit Arab. Filmi fals i transmetuar nga kanali Al-Arabija synon të realizojë komplotin për zhdukjen e çështjes së Palestinës nëpërmjet zbatimit të planit amerikan "Pazarllëku i Shekullit".