Arabia Saudite vazhdon vrasjen e civilëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79355-arabia_saudite_vazhdon_vrasjen_e_civilëve_në_jemen
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytetin Zabid pjesë e provincës Hudejda në perëndim të Jemenit duke vrarë 3 civilë jemenas dhe plagosur 2 të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 13, 2018 05:00 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vazhdon vrasjen e civilëve në Jemen

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytetin Zabid pjesë e provincës Hudejda në perëndim të Jemenit duke vrarë 3 civilë jemenas dhe plagosur 2 të tjerë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar edhe zonën 9 në lindje të kryeqytetit Sana. Gjatë sulmeve në qytetin port Hudejda, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer bombardime në zonat Mangam, Shaxhen dhe Darihmi. Ndërsa mercenarët e Arabisë Saudite kanë sulmuar shtëpitë e banimit në qytetet Razeh, Manba dhe qytetin Bagem. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.