Hezbullahu i Irakut: Amerika po përpiqet të destabilizojë Irakun
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79358-hezbullahu_i_irakut_amerika_po_përpiqet_të_destabilizojë_irakun
Grupi Hezbullahu i Irakut, ditën e enjte ka dalë me një deklaratë ku ka thënë se Amerika po përpiqet të destabilizojë Irakun.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 13, 2018 05:00 Europe/Tirane
  • Hezbullahu i Irakut: Amerika po përpiqet të destabilizojë Irakun

Grupi Hezbullahu i Irakut, ditën e enjte ka dalë me një deklaratë ku ka thënë se Amerika po përpiqet të destabilizojë Irakun.

Në deklaratën e këtij grupi thuhet se Iraku nuk ka nevojë për praninë e forcave të huaja dhe shtohet se brigada e Hezbullahut të Irakut hedh poshtë takimin me përfaqësues të forcave të NATO-s në Irak. Ky grup thotë se trajnimi i forcave irakiane nga të huajt duhet të bëhet me aprovimin e parlamentit dhe në bazë të vullnetit të kombit irakian. Jens Stolenberg ditën e mërkurë ka rënë dakord për hapjen e një përfaqësie jo ushtarake në Irak të komanduar nga Kanadaja për të trajnuar forcat irakiane.