Shpërthim pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79369-shpërthim_pranë_aeroportit_të_kajros_12_të_plagosur
Të paktën 12 vetë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 13, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Shpërthim pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

Të paktën 12 vetë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.

Ata janë shtruar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse lëndimet që kanë marrë janë të lehta apo jo.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti.

Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri.

Sipas dëshmitarëve okularë, zhurma e shpërthimit ishte shurdhuese dhe flakët mund të shiheshin nga një distancë.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë flakët, sipas televizionit shtetëror.