Palestinezët lëshojnë raketa kundër Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79385-palestinezët_lëshojnë_raketa_kundër_izraelit
Forcat e rezistencës palestineze në Gaza, krimeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist u janë përgjigjur duke lëshuar disa raketa në drejtim të kolonive sioniste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2018 06:19 Europe/Tirane
  • Palestinezët lëshojnë raketa kundër Izraelit

Forcat e rezistencës palestineze në Gaza, krimeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist u janë përgjigjur duke lëshuar disa raketa në drejtim të kolonive sioniste.

Sipas një njoftimi të Al Alam, forcat e rezistencës palestineze kanë lëshuar disa raketa në drejtim të qytezës sioniste Sadirot dhe Ashkol në territoret e pushtuara palestineze. Pas lëshimit të raketave menjëherë janë ndezur alarmet në qytezat sioniste Sadirot, Shar Hangif, Maflasim, Duat, Kesufim, Nirim dhe Ejn Thalatha. Mediat sionistë kanë pretenduar se sistemi anti-ajror Kupla e Hekurt ka arritur të asgjësojë 2 raketa mbi qytezën Ashkol. Ndërkohë autoritetet e regjimit sionist banorëve të qytezave sioniste u kanë kërkuar që natën ta kalojnë pranë strehimeve nëntokësore dhe prej tyre të mos qëndrojnë më larg se 15 sekonda. Më herët avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar veriun e rripit të Gazës. Objektiv i sulmeve ishte baza Isa Betran i brigadave kasem në afërsi të kampit al-Berixh.