Raketa balistike jemenase godet kampin e Gardës Kombëtare Saudite
Forcat ushtarake të Jemenit, të mbështetura nga luftëtarët aleatë nga lëvizja Ansarullah dhe ata nga Komitetet Popullore, kanë qëlluar një raketë balistike të projektuar dhe zhvilluar në vend në një kamp ushtarak në rajonin jugor të Arabisë Saudite të Naxhranit në hakmarrje për fushatën e regjimit të Riadit kundër popullit të varfër jemenas.
Agjencia zyrtare e lajmeve Saba e Jemenit, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar ushtarak, tha se raketa me rreze të shkurtër veprimi u lëshua drejt kampit të Gardës Kombëtare Saudite të shtunën, duke shtuar se raketa goditi objektivin e saj të caktuar me saktësi të madhe. Ndërkohë, i ashtuquajturi koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit, pohoi në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare saudite SPA, se koalicioni e kishte kapur raketën e Jemenit, e cila ishte qëlluar nga provinca veriore e Sa'ade. Riadi shpesh raporton mbi kapjen e raketave të hedhura nga Jemeni, por raporte të ndryshme kanë vënë në dukje se shpesh raketat Patriot të SHBA-së dështojnë të interceptojnë dhe të rrëzojnë raketat jemenase.