Hanieh paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79445-hanieh_paralajmëron_regjimin_sionist
Kreu i zyrës politike të Hamasit, ka kërcënuar regjimin sionist dhe ka thënë se gjaku i fëmijëve të pafajshëm palestinezë në rajonin Katiba nuk do të shpërdorohet pasi rezistenca me padyshim do të marrë hakun e këtij gjaku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2018 04:28 Europe/Tirane
  • Hanieh paralajmëron regjimin sionist

Kreu i zyrës politike të Hamasit, ka kërcënuar regjimin sionist dhe ka thënë se gjaku i fëmijëve të pafajshëm palestinezë në rajonin Katiba nuk do të shpërdorohet pasi rezistenca me padyshim do të marrë hakun e këtij gjaku.

Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas, në ceremoninë e varrimit të dy prej fëmijëve martirë palestinezë deklaroi se rezistenca e ka futur armikun në objektivin e saj dhe shumë shpejt të marrë hakun e gjakut të këtyre fëmijëve. Hanieh ndër të tjera shtoi se rezistenca palestineze, do t’i imponojë armikut kërkesat e saj dhe njëkohësisht shprehu mbështetjen për protestat e mëdha për të drejtën e kthimit. Hanieh theksoi se protestat për të drejtën e kthimit do të vazhdojnë deri në kohën kur të thyhet rrethimi ndaj Gaza, të ngjallet e drejta për kthimit dhe shtoi se “ ne i themi jo Donald Trump dhe planit Akordi i Shekullit dhe se nuk heqim dorë nga e drejta e palestinezëve për tu rikthyer në atdhe. Ai shtoi se populli palestinez ndodhet në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e ummetit islam. Ismail Hanieh ndër të tjera tha se Gaza është në kulmin e shkatërrimit dhe vrasjes së njerëzve për shkak të sulmeve të sionistëve por ajo do të vazhdojë lëvizjen e saj deri në arritjen e qëllimit. Hanieh shtoi se protesta për të drejtën e kthimit ka ndërgjegjësuar Bashkësinë Botërore dhe në këtë mes armiku sionist është i detyruar të hapë Gazën pasi protestat do të zgjerohen akoma më shumë. Ai lidhur me përpjekjet e disa elementëve për të biseduar mbi çështjen e armëpushimit ka thënë se në fund të fundit rezistenca do t’i imponojë armikut kërkesat e saj. Populli palestinez nuk ka më besim tek pretendimet dhe planet boshe dhe kërkon që rrethimi i gazës të hiqet plotësisht, tha në fjalën e tij Ismail Hanieh kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas.