Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sulmojnë një ceremoni dasme në Jemen
Korrik 16, 2018 08:03 Europe/Tirane
Si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në një ceremoni dasme në qytetin Hazm në provincën Al-Xhuf, janë vrarë pesë civilë jemenas.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se krimet e regjimit Al Saud kundër popullit të pambrojtur të Jemenit po vazhdojnë akoma. Në bazë të këtij raporti, sauditët në krimet e tyre më të fundit kanë bombarduar një ceremoni dasme në qytetin Hazm në provincën Al-Xhuf. Burimet jemenase kanë deklaruar se gjatë këtij sulmi janë vrarë 5 civilë jemenas.
Tags