Nga bombat saudite vriten tre fëmijë jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79464-nga_bombat_saudite_vriten_tre_fëmijë_jemenas
Të paktën tre fëmijë kanë humbur jetën kur njësitë e artilerisë saudite nisën një sulm kundër një zone banimi në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa'ada.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 16, 2018 15:11 Europe/Tirane
  • Nga bombat saudite vriten tre fëmijë jemenas

Të paktën tre fëmijë kanë humbur jetën kur njësitë e artilerisë saudite nisën një sulm kundër një zone banimi në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa'ada.

Rrjeti televiziv i Jemenit al-Masirah njoftoi se të hënën pasdite sulmet e artilerisë saudite synuan një zonë të banuar të provincës Sada'a, që ndodhet 240 kilometra në veri të kryeqytetit Sana'a, duke lënë tre fëmijë të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Më parë gjatë ditës, avionët luftarakë të Arabisë Saudite goditën një numër shtëpish në qytetin Zabid të provincës bregdetare perëndimore të Jemenit, Hudejda. Të paktën shtatë civilë jemenas u vranë në këto sulme ajrore. Ministria jemenase e të Drejtave të Njeriut njoftoi në një deklaratë më 25 mars se lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit kishte lënë 600,000 civilë të vdekur dhe të plagosur që nga marsi i 2015-ës.