3 shpërthime tronditin Alepon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79500-3_shpërthime_tronditin_alepon
3 shpërthime kanë goditur sot rajonin Sheik Nexhar në provincën Alepo të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2018 06:30 Europe/Tirane
  • 3 shpërthime tronditin Alepon

3 shpërthime kanë goditur sot rajonin Sheik Nexhar në provincën Alepo të Sirisë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës 3 raketa kanë goditur zonën Sheik Nexhar të Alepos. Deri tani nuk ka më shumë informacione mbi këto shpërthime. Alepo është qendra e provincës Alepo dhe konsiderohet kryeqyteti i tregtisë dhe biznesit në Siri. Prej vitit 2012 ky qytet është kthyer në qendrën e luftës së brendshme dhe kundër terroristëve në Siri.