Ushtria siriane vazhdon avancimet në Kunejtra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79517-ushtria_siriane_vazhdon_avancimet_në_kunejtra
Forcat e ushtrisë së Sirisë pas luftimeve të ashpra me terroristët në fshatin Mas'hara në rrethinën e Kunejtras në jug të këtij vendi, ka marrë nën kontroll kodrinat e këtij fshati.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2018 11:04 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vazhdon avancimet në Kunejtra

Forcat e ushtrisë së Sirisë pas luftimeve të ashpra me terroristët në fshatin Mas'hara në rrethinën e Kunejtras në jug të këtij vendi, ka marrë nën kontroll kodrinat e këtij fshati.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjatë këtyre operacioneve të ushtrisë siriane janë vrarë me dhjetëra terroristë dhe janë plagosur disa të tjerë. Ushtria e Sirisë që nga 15 qershori ka filluar operacionet e saj për të çliruar rajonet në jug të Sirisë njëkohësisht me vazhdimin e procesit për pajtimin kombëtare. Nga ana tjetër pas marrëveshjes për largimin e banorëve të qytezave Foua dhe Kafraya në provincën Alepo, 58 autobus kanë hyrë në këtë rajon për transferimin e banorëve të këtyre dy qytezave që po mbahen nën rrethim nga terroristët për t'i dërguar ata në rajonet nën kontrollin e ushtrisë siriane.