Hamas paralajmëron regjimin sionist
Duke reaguar ndaj martirizimit të një prej luftëtarëve palestinezë gjatë sulmit ajror të së enjtes të regjimit sionist në Gaza, lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka paralajmëruar regjimin sionist për pasojat e aventurave të tij.
Brigada Ezedin Kasem, dega ushtarake e Hamasit ditën e enjte doli me një deklaratë ku thotë: Sulmi i armikut ndaj një prej pikave kufitare të rezistencës në lindje të Rafahut dhe martirizimi i Abdul’karim Ismail Rezvan, është krim i cili do të marrë përgjigjen e duhur. Avionët luftarakë të regjimit sionist ditën e enjte kanë sulmuar lindjen e qytetit Rafah dhe disa forca izraelite janë futur në territorin e Gazës. Ndërsa sot sionistët kanë krijuar një rreth sigurie 50 metra larg vijës kufitare të Gazës me Izraelin. Në Gaza prej 30 marsit organizohen protesta për të drejtën e kthimit dhe për heqjen e bllokadës çnjerëzore që regjimi sionist ka vendosur ndaj këtij rajoni. Në këto protesta deri tani 137 persona janë martirizuar dhe mbi 15 mijë të tjerë janë plagosur nga plumbat e forcave sioniste.