Izraeli sulmon Rripin e Gazës vetëm disa orë pas armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79605-izraeli_sulmon_rripin_e_gazës_vetëm_disa_orë_pas_armëpushimit
Njësitë e artilerisë izraelite kanë sulmuar një pozicion të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas në Rripin e Gazës vetëm disa orë pasi u njoftua se regjimi i Tel Avivit kishte arritur një armëpushim me grupet palestineze në enklavën e rrethuar të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2018 16:42 Europe/Tirane
  • Izraeli sulmon Rripin e Gazës vetëm disa orë pas armëpushimit

Njësitë e artilerisë izraelite kanë sulmuar një pozicion të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas në Rripin e Gazës vetëm disa orë pasi u njoftua se regjimi i Tel Avivit kishte arritur një armëpushim me grupet palestineze në enklavën e rrethuar të Gazës.

Burimet lokale, thanë se forcat izraelite nisën të shtunën tri raunde të sulmeve artilerike në një post të vëzhgimit në lindje të rajonit Zejtun të qytetit të Gazës. Nuk ka raportime për viktima apo për shkallën e dëmit të shkaktuar. Ushtria izraelite më vonë pohoi në një deklaratë se granatimet erdhën si përgjigje ndaj një "përpjekje për infiltrim" nga një grup të rinjsh palestinezë. Të premten, të paktën katër palestinezë humbën jetën dhe rreth 120 të tjerë pësuan lëndime kritike, kur avionët ushtarakë izraelitë dhe tanket izraelite bombarduan objektiva të ndryshme në të gjithë Rripin e Gazës.