Siria nis dhjetëra sulme kundër ISIS në lartësitë Golan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79606-siria_nis_dhjetëra_sulme_kundër_isis_në_lartësitë_golan
Gjatë 24 orëve të fundit, forcat siriane kanë nisur një ofensivë kundër terroristëve të ISIS-it që mbajnë një zonë të Golanit jugor në Siri, duke goditur fshatrat dhe qytetet Tasil, Saidah, Sahiun dhe Shabrak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2018 16:43 Europe/Tirane
  • Siria nis dhjetëra sulme kundër ISIS në lartësitë Golan

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat siriane kanë nisur një ofensivë kundër terroristëve të ISIS-it që mbajnë një zonë të Golanit jugor në Siri, duke goditur fshatrat dhe qytetet Tasil, Saidah, Sahiun dhe Shabrak.

Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, beteja ishte e dukshme për turistët dhe vendasit në rajonin Tel Saki, një kodër vullkanike në pjesën juglindore të lartësive të Golanit. Më 16 korrik, Ushtria siriane raportoi kapjen e një kodre strategjike pranë Golanit në një operacion për të çliruar rajonet e mbetura nën kontrollin e terroristëve, një lëvizje që i vuri në alarm forcat izraelite. Me ushtrinë siriane në prag të mposhtjes së militantëve të përqendruar pranë lartësive Golan, Damasku është afër përfundimit të fushatës së tij për të çliruar Sirinë jugore.