Martirizohen disa civilë në një sulm të koalicionit amerikan në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79610-martirizohen_disa_civilë_në_një_sulm_të_koalicionit_amerikan_në_siri
Avionët luftarakë të Amerikës, kanë sulmuar dje zonat lindore në juglindje të Dejrul Zurit në lindje të Sdirisë, duke martirizuar disa civilë dhe plagosur shumë të tjerë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 22, 2018 04:50 Europe/Tirane
  • Martirizohen disa civilë në një sulm të koalicionit amerikan në Siri

Avionët luftarakë të Amerikës, kanë sulmuar dje zonat lindore në juglindje të Dejrul Zurit në lindje të Sdirisë, duke martirizuar disa civilë dhe plagosur shumë të tjerë.

Avionët e koalicionit amerikanë të cilët kohëve të fundit kishin vrarë 15 qytetarë sirianë, në krimet e tyre më të fundit kanë vrarë mbi 30 civilë në qytezën Hexhin, në periferi të Dejrul Zurit. Sipas agjencisë së lajmeve Sana, avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS që udhëhiqet nga Amerika, kanë krijuar një katastrofë të re në Siri. Sipas këtij raporti, avionët e koalicionit amerikanë kanë sulmuar qytezën Hexhin në periferinë lindore të Dejrul Zurit. Sipas informacioneve të mediave arabe, në këto sulme kanë mbetur të vrarë mbi 30 civilë sirianë. Këto media po ashtu kanë njoftuar se shumica e viktimave të këtyre sulmeve janë gra dhe fëmijë. Para këtij sulmi, avionët luftarakë amerikanë kishin vrarë 15 civilë sirianë në sulmet e tyre në periferi të Dejrul Zurit.