Jemeni kërkon ndërhyrjen e Francës dhe Kinës për ndalimin e luftës
Kreu i këshillit të lartë politik të Jemenit, në një letër drejtuar krerëve të Francës dhe Kinës, ka kërkuar ndërhyrjen e tyre për ndërprerjen e luftës dhe heqjen e bllokadës kundër Jemenit.
Mehdi Mashat, kreu i këshillit të lartë politik të Jemenit në letrën drejtuar krerëve të Francës dhe Kinës ka thënë: Agresioni ushtarak i koalicionit saudit kundër Jemenit është bërë pa asnjë leje në formë ligjore dhe kjo bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Ai tha se lufta kundër Jemenit është shkelje e të drejtave të njeriut dhe agresion i hapur kundër sovranitetit të një vendi dhe shtoi se lufta në perëndim të Jemenit e nisur nga EBA bëhet vetëm për të vënë kontrollin mbi Jemenin, ishujt dhe rrugët e transportit detar. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Shtetet të Bashkuara të Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera