Helmetat e Bardha, humanitarë apo terroristë?
Jordania ka marrë rreth 800 anëtarë të helmetave të bardha siriane dhe familjet e tyre për t'i kaluar më tutje në Britani të Madhe, Kanada dhe Gjermani.
Kjo nuk është një përpjekje e re nga vendet anëtare të NATO-s dhe aleatët e tyre në projektin e ndryshimit të regjimit në Siri, për të evakuuar çfarë janë në mënyrë efektive, disa nga mjetet e tyre më të dobishme në radhët e helmetave të bardha. Kjo ndodhi dhe ishte kërkuar më parë gjatë çlirimit të Alepit Lindor dhe gjatë çlirimit të Ghutas Lindore. Kërkesa të veçanta u prezantuan nga agjensitë e OKB-së për të evakuar 76 helmeta të bardha nga Ghuta Lindore, duke injoruar gjendjen e civilëve sirianë në Ghutan Lindore. Kjo çështje u ngrit nga përfaqësuesi i përhershëm sirian në OKB në Nju Jork, Dr. Bashar al-Xhafari, dhe ne po shohim pikërisht të njëjtën gjë këtu, në jug, në kuptimin që Izraeli, i cili ka refuzuar hyrjen dhe ka lënë civilët sirianë, duke përfshirë fëmijët dhe të moshuarit, në kufijtë e tij, në mënyrë efektive dhe potencialisht të vdesin, tashmë po shpejton dërgimin e helmetave të bardha në Jordani dhe më vonë, me sa duket, në Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Kanada. Por lind pyetja, pse SHBA nuk po u ofron strehim helmetave të bardha, pavarësisht faktit që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA i ka falënderuar ata personalisht për ndihmën që i kanë dhënë qeverisë amerikane në fushatën e ndryshimit të regjimit në Siri. Raed Saleh, kreu i helmetave të bardha, iu refuzua hyrja në SHBA në prill 2016. Ai u deportua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dulles pasi Departamenti Amerikan i Shtetit pohoi se ai kishte lidhje me ekstremistët. Ndërsa SHBA i promovon dhe i lartëson helmetat e bardha me një lloj statusi të çmimit Oscar kur ato i shërbejnë qëllimit të tyre në Siri, gjasat që SHBA të pranojnë në tokën amerikane atë që e dinë se është një organizatë terroriste janë shumë të vogla.