100 mijë refugjatë sirianë kthehen në Ghuta Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79680-100_mijë_refugjatë_sirianë_kthehen_në_ghuta_lindore
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për kthimin e 100 mijë refugjatëve sirianë në Ghuta Lindore, rajon ky i cili kohë më parë u çlirua nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 24, 2018 09:28 Europe/Tirane
  • 100 mijë refugjatë sirianë kthehen në Ghuta Lindore

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për kthimin e 100 mijë refugjatëve sirianë në Ghuta Lindore, rajon ky i cili kohë më parë u çlirua nga pushtimi i terroristëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Qendra për Çështje të Refugjatëve Sirianë pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se këta persona ishin detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të vazhdimit të luftës në Ghuta Lindore. Ushtria e Sirisë në muajin prill ka çliruar të gjitha qytetet dhe qytezat në Ghuta Lindore në provincën e Damaskut dhe ka marrë nën kontroll të gjithë rajonin. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë me qindra terroristë të armatosura.