Sistemi i ri antiraketor i regjimit sionist dështon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79684-sistemi_i_ri_antiraketor_i_regjimit_sionist_dështon
Mediat e regjimit sionist kanë njoftuar se sistemi i ri anti-raketor "David's Sling" në provën e tij të parë praktike nuk arriti të identifikojë dhe shkatërrojë raketën "Tochka" e cila ishte lëshuar nga Siria.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2018 10:26 Europe/Tirane
  • Sistemi i ri antiraketor i regjimit sionist dështon

Mediat e regjimit sionist kanë njoftuar se sistemi i ri anti-raketor "David's Sling" në provën e tij të parë praktike nuk arriti të identifikojë dhe shkatërrojë raketën "Tochka" e cila ishte lëshuar nga Siria.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kanali 10 i televizionit të regjimit sionist ka raportuar se dy raketa të lëshuara nga sistemi "David's Sling" nuk kanë goditur objektivin. Ky media sioniste ka thënë se çmimi i secilës prej këtyre raketave është rreth një milion dollar. Një analist ushtarak i regjimit sionist, ka thënë se njëra prej këtyre raketave të lëshuara nga sistemi raketor "David's Sling", pa goditur fare objektivin, ka shpërthyer në qiellin e Golanit të pushtuar, ndërsa raketa e dytë gjithashtu u zhduk nga faqja e radarëve. Dështimi i njëpasnjëshëm i sistemeve shtrenjta raketore të regjimit sionist si dhe disfata e ushtrisë izraelite në luftën 22 ditore ndaj Rripit të Gazës, ishin disa prej faktorëve të cilët i detyruan autoritetet sioniste që në vitin 2011 të blejnë sistemin raketor "Kupola e Hekurt" dhe kanë shpenzuar miliarda dollarë për blerjen e tij.