Jemeni kërkon ndihmë nga Rusia
Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit me anë të një letre drejtuar presidentit të Rusisë, ka kërkuar nga ai që ta ndihmojë Jemenin për t'i dhënë fund luftës dhe krimeve të shteteve anëtare të koalicionit nën drejtimin e Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahdi Al-Mashat në këtë letër ka folur në lidhje me disa çështje të rëndësishme për të dy palët, sidomos për agresionit kundër Jemenit dhe shtimin e konfliktit në rajonet perëndimore të këtij vendi në mbrojtje kundër agresionit të shteteve koalicionit të Arabisë Saudite. Ai ka thënë se operacionet ushtarake për ta pushtuar portin Al-Hudejda të Jemenit janë vetëm një pjesë e komplotit kundër këtij vendi për të marrë nën kontroll ishujt e rëndësishëm, portet dhe ngushticat e rëndësishme dhe jetike në botë. Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit njëkohësisht me këtë ka deklaruar interesimin e vendit të tij për ta vendosur paqen dhe për të mbështetur çfarëdo lloj përpjekje që bëhet për krijimin e rrethanave për vendosjen e qetësisë dhe sigurisë në këtë vend. Në raportin e kanalit televiziv rus RBK i cili e ka publikuar këtë letër, thuhet se kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit një letër të ngjashme e ka dërguar edhe për Emmanuel Macron, presidentin e Francës, në të cilën është shpreh optimist se Parisi do të ndihmojë për t'i dhënë fund agresionit të huaj kundër popullit të Jemenit. Mahdi Al-Mashat gjithashtu ka dërguar letër edhe për presidentin e Kinës dhe ka kërkuar ndihmë nga ai.