Sniperët jemenas vrasin 7 mercenarë sauditë
Korrik 24, 2018 17:06 Europe/Tirane
Të paktën shtatë mercenarë sauditë janë vrarë kur forcat e Ushtrisë së Jemenit dhe luftëtarët nga Komitetet Popullore Aleate nisën sulme të ndara në provincën perëndimore bregdetare të Jemenit Hudejda dhe në rajonin jugperëndimor të Xhizanit në Arabinë Saudite.
Rrjeti televiziv al-Masirah njoftoi se të martën forcat e Ushtrisë së Jemenit dhe aleatët e tyre qëlluan për vdekje katër mercenarë sauditë në një zonë në perëndim të rajonit al-Durahimi në provincën Hudejda. Tre mercenarë të tjerë të sponsorizuar nga Arabia Saudite u vranë kur trupat e Jemenit dhe luftëtarët e Ansarullah i vunë në shënjestër ata në zonën malore Xhabal al-Doud të provincës Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
Tags