Sulmet saudite vazhdojnë të vrasin civilët jemenas
Tetë civilë jemenas janë vrarë dhe plagosur të enjten gjatë sulmit të avionëve luftarakë të koalicionit të Arabisë Saudite në provincën Hudejdah në perëndim të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se raportet e para rreth viktimave të sulmit ajor të koalicionit saudit kundër një varke të peshkimit në pjesën bregdetare Al-Huk të provincës Hudejdah në Jemen tregojnë se dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Ndërkohë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar edhe rajonin Zbejd në provincën Al-Hudejdah të Jemenit. Nga ana tjetër një burim në forcat detare dhe të mbrojtjes bregdetare të Jemenit ka thënë se këto forca kanë shkatërruar një anije luftarake të agresorëve në zonën bregdetare Al-Darihemi dhe kanë vrarë të gjithë pasagjerët e saj.