Zëdhënësi i Hamas: Heshtja përball sulmeve të Izraelit është e papranueshme
Fouzi Barhum, zëdhënësi i lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas), të enjten në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar se heshtja përball sulmeve të regjimit gjakpirës dhe kriminel sionist nuk është e pranueshme.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se brigadat "Izudin Kasam", dega ushtarake e Hamasit, gjithashtu në një deklaratë të publikuar në lidhje me martirizimin e 3 luftëtarëve të Rezistencës gjatë sulmit të sionistëve në kullën e vëzhgimit të gardës kufitare në lindje të Gazës, ka bërë të ditur gatishmërinë e plotë të forcave të Rezistencës në të gjithë Rripin e Gazës. Brigadat Izudin Kasam kanë theksuar: "Armiku duhet ta dijë se do të paguajë çmimin e gjakderdhjes dhe vrasjes së luftëtarëve të Rezistencës dhe të popullit të pafajshëm të Palestinës". Edhe brigada "Dëshmorët e Aksa-së" ka deklaruar se rezistenca ka vërtetuar forcën e vetë në zbatimin e ekuacionit "raketë në përgjigje të raketës" dhe do të hakmerret për gjakun e luftëtarëve të vrarë nga pushtuesit.