Zëdhënësi i Hamas: Heshtja përball sulmeve të Izraelit është e papranueshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79739-zëdhënësi_i_hamas_heshtja_përball_sulmeve_të_izraelit_është_e_papranueshme
Fouzi Barhum, zëdhënësi i lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas), të enjten në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar se heshtja përball sulmeve të regjimit gjakpirës dhe kriminel sionist nuk është e pranueshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2018 06:59 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Hamas: Heshtja përball sulmeve të Izraelit është e papranueshme

Fouzi Barhum, zëdhënësi i lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas), të enjten në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar se heshtja përball sulmeve të regjimit gjakpirës dhe kriminel sionist nuk është e pranueshme.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se brigadat "Izudin Kasam", dega ushtarake e Hamasit, gjithashtu në një deklaratë të publikuar në lidhje me martirizimin e 3 luftëtarëve të Rezistencës gjatë sulmit të sionistëve në kullën e vëzhgimit të gardës kufitare në lindje të Gazës, ka bërë të ditur gatishmërinë e plotë të forcave të Rezistencës në të gjithë Rripin e Gazës. Brigadat Izudin Kasam kanë theksuar: "Armiku duhet ta dijë se do të paguajë çmimin e gjakderdhjes dhe vrasjes së luftëtarëve të Rezistencës dhe të popullit të pafajshëm të Palestinës". Edhe brigada "Dëshmorët e Aksa-së" ka deklaruar se rezistenca ka vërtetuar forcën e vetë në zbatimin e ekuacionit "raketë në përgjigje të raketës" dhe do të hakmerret për gjakun e luftëtarëve të vrarë nga pushtuesit.