Përfaqësuesi i OKB për Jemenin takohet me kreun e lëvizjes Ansarullah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79758-përfaqësuesi_i_okb_për_jemenin_takohet_me_kreun_e_lëvizjes_ansarullah
Martin Griffiths, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, ditën e enjte pati një takim me Abdul’malek Badredin Houthi, kreu i lëvizjes Ansarullah të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2018 03:10 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB për Jemenin takohet me kreun e lëvizjes Ansarullah

Martin Griffiths, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, ditën e enjte pati një takim me Abdul’malek Badredin Houthi, kreu i lëvizjes Ansarullah të Jemenit.

Në këtë takim kreu i lëvizjes Ansarullah të Jemenit theksoi qëndrimin pozitiv të lëvizjes Ansarullah ndaj përpjekjeve të Griffiths për t’i dhënë fund agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje paqësore dhe tha se këmbëngulja e agresorëve dhe kundërshtimi i tyre ndaj një rrugëzgjidhjeje paqësore dhe gjithëpërfshirëse, është faktori kryesor që pengon negociatat dhe bisedimet. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, vuri në dukje se bisedime politike japin rezultat në atë kohë kur vendi agresor të ecë në rrugën e paqes, vullnetit të mirë, sinqeritetit dhe seriozitetit. Abdul’malek Badredin Houthi nga përfaqësuesi i OKB kërkoi që të detyrën e tij ta zbatojë në përputhje me normat dhe dispozitat ndërkombëtare, pa mbajtur qëndrime tendencioze dhe të njëanshme rreth sulmeve të koalicionit saudit. Vlen të theksohet se bisedimet politike për zgjidhjen e krizës në Jemen deri tani kanë dështuar për shkak të sabotimeve të palës saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.