Rrëzohet një dron spiun saudit në Jemen
Forcat jemenase kanë rrëzuar një dron spiun të regjimit saudit në jug të vendit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, droni spiun saudit është rrëzuar në rajonin Rabua. Gjithashtu forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë arritur të shkatërrojnë një tank ushtarak të ushtrisë saudite dhe mercenarëve sauditë në zonën Asir. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.