Grifits: Bisedimet me Ansarullah ishin konstruktive
Korrik 28, 2018 08:48 Europe/Tirane
I dërguari special i OKB në Jemen ka deklarua se bisedime e tij me përfaqësuesit e lëvizjes Ansarullah, ishin konstruktive dhe të dobishme.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Martin Grifits, i dërguari special i OKB për çështje të Jemenit, në një prononcim për gazetarë, i ka vlerësuar pozitive dhe të dobishme takimet dhe bisedimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e lëvizjes Ansarullah të Jemenit. Ai ka thënë se të enjten e javës së ardhshme do t'i informojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me procesin e dialogut politik rreth Jemenit.
Tags