Lirohet heroina palestineze Ahad Tamimi
Palestinezja heroike e cila është e njohur për rezistencën e saj kundër forcave të regjimit sionist në BPLJ, është liruar nga burgu pas 8 muajsh.
Më herët gjykata e regjimit sionist kishte shtyrë afatin e arrestimit të Ahad Tamimi, vajzës heroike të rezistencës palestineze. Gjykata e regjimit sionist kishte ngritur 12 akuza ndaj Tamimi dhe kishte marrë vendim që deri në seancën e radhës së gjykatës ajo të qëndronte në burg deri më 6 shkurt, burg që vazhdoi deri në muajin korrik. Më 19 dhjetor 2017 forcat sioniste sulmuan shtëpinë e Besam Tamimi dhe arrestuan vajzën e tij. Akuza për të cilën u arrestua vajza ishte se ajo është përpjekur për të dëbuar sionistët nga shtëpia e saj. Shumë organizata ndërkombëtare kanë kritikuar regjimin sionist për arrestimin e kësaj vajze palestineze 16 vjeçe. Vlen të theksohet se sionistët për të realizuar qëllimet e tyre për çdo ditë sulmojnë rajonalet palestineze dhe arrestojnë shumë palestinezë. Shumë organizata ndërkombëtare si Organizata Amnesty International kanë kërkuar lirimin e vajzës së re palestineze Ahad Tamimi që mbahet e arrestuar nga regjimi sionist. Në deklaratën e lëshuar nga kjo organizatë thuhet se Ahad Tamimi së bashku me familjen e saj ka bërë qëndresë heroike përballë pushtuesve izraelitë.