Erdogan: Nëse nuk blejmë gaz nga Irani, nga ku të blejmë?
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, edhe një në një deklaratë të tij ka theksuar se vendi i tij nuk do t'i respektojë sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit.
Gazeta turke "Meliet" në një raport të saj ka shkruar se Rexhep Taip Erdogan në një deklaratë drejtuar qeverisë së Amerikës, ka thënë: "Vendosja e sanksioneve kundër Iranit është një eksperiencë e dështuar. Irani nuk falimenton me këto sanksione". Erdogan shtoi se edhe Barak Obama më parë kishte bërë kërkesa nga ai që Turqia t'i përmbahet sanksioneve të Amerikës ndaj kundër Iranit, por ne atë kohë u kemi thënë amerikanëve: "Nëse nuk blejmë gaz nga Irani, nga ku të blejmë? Nëse nuk blejmë gaz nga Irani, gjatë stinës së dimrit qytetarët tanë do të përballen me vështirësi të mëdha. Kështu u jemi përgjigjur edhe kërkesës së administratës së Trump". Erdogan këto deklarata i ka bërë në kohën kur gjatë javës që kaloi, një delegacion amerikan ka vizituar Turqinë për të biseduar në lidhje me sanksionet kundër Iranit dhe respektimin e tyre nga ana e Ankarasë.