Trupat jemenase vrasin katër ushtarë sauditë, kapin dy të tjerë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79845-trupat_jemenase_vrasin_katër_ushtarë_sauditë_kapin_dy_të_tjerë
Trupat e ushtrisë së Jemenit dhe aleatët e tyre kanë vrarë katër ushtarë sauditë dhe kapën dy të tjerë në një kundërsulm pranë kufirit mes dy vendeve, raportoi kanali televiziv al-Masirah.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 29, 2018 15:24 Europe/Tirane
  • Trupat jemenase vrasin katër ushtarë sauditë, kapin dy të tjerë

Trupat e ushtrisë së Jemenit dhe aleatët e tyre kanë vrarë katër ushtarë sauditë dhe kapën dy të tjerë në një kundërsulm pranë kufirit mes dy vendeve, raportoi kanali televiziv al-Masirah.

Incidentet erdhën gjatë sulmit të ushtrisë jemenase në bazën ushtarake Mash'al në rajonin  Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite, njoftoi të dielën al-Masirah duke publikuar një foto të dy ushtarëve të kapur. Ndërkohë, snajperët jemenas vranë tetë mercenarë sauditë në Xhizan, si dhe në provincën perëndimore të Jemenit, Ma'rib, raportoi al-Masirah. Ky burim shtoi se operacionet e forcave jemenase çuan në kapjen e një automjeti ushtarak të Emirateve, dhe në konfiskimin e një sasie të papërcaktuar të armëve dhe municioneve të forcave agresore.