Ushtria e Sirisë merr nën kontroll qytezën Abidin në provincën Dara
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë çliruar qytezën e rëndësishme dhe strategjike Abidin në veri të provincës Dara.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se forcat siriane gjatë operacioneve të tyre në këtë qytezë kanë vrarë me dhjetëra terroristë të armatosur. Grupi i ashtuquajtur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri të shtunën ka njoftuar se forcat e armatosura të Sirisë kanë marrë nën kontroll 98% të rajoneve të provincës jugore Dara. Ndërkohë ka filluar edhe evakuimi i mijëra civilëve nëpërmjet korridorit që kanë krijuar forcat ruse në fshatin Abu Dhuhur në provincën Idlib. Largimi i civilëve nga rajonet e provincës Idlib mund të konsiderohet edhe përgatitje për fillimin e operacioneve për spastrimin e kësaj province nga terroristët e Frontit Nusra. Bashar Asad, presidenti i Sirisë, së fundi ka deklaruar se kjo provincë së shpejti do të çlirohet.