Izraeli pranon se Asadi është në krye të pushtetit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79953-izraeli_pranon_se_asadi_është_në_krye_të_pushtetit_në_siri
Ministri izraelit i çështjeve ushtarake ka pranuar se qeveria e Presidentit Bashar Asad po rifiton kontrollin e territorit sirian dhe se stabiliteti po kthehet në lartësitë e pushtuara të Golanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2018 16:53 Europe/Tirane
  • Izraeli pranon se Asadi është në krye të pushtetit në Siri

Ministri izraelit i çështjeve ushtarake ka pranuar se qeveria e Presidentit Bashar Asad po rifiton kontrollin e territorit sirian dhe se stabiliteti po kthehet në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Situata në Siri po kthehet në gjendjen që ishte para fillimit të konfliktit në vitin 2011, u tha gazetarëve të enjten Avigdor Lieberman gjatë vizitës në pozicionet ushtarake izraelite pranë rajonit Tzefat. "Nga këndvështrimi ynë, situata po kthehet në atë që ishte para luftës civile, që do të thotë se ekziston një adresë e vërtetë, dikush përgjegjës dhe pushtet qendror", tha ai. E mbështetur nga aleatët e saj, Irani dhe Rusia, qeveria siriane ka arritur fitore të mëdha kundër grupeve terroriste të mbështetura nga jashtë. Izraeli është veçanërisht i shqetësuar për përparimet e Sirisë kundër militantëve në jug pranë territoreve të pushtuara në lartësitë Golan.