Stacionimi i policisë ruse në rajonet afër lartësive Golan
Me tërheqjen e forcave të rezistencës nga zonat afër lartësive Golan, policia ushtarake ruse është vendosur në këto zona.
Gjenerali Sergei Rudskoi, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, para gazetarëve ka thënë: "Ne do të krijojmë tetë stacione monitorimi për policinë ushtarake ruse në mënyrë që të parandalojmë veprimet provokuese në Golanin e pushtuar në kufirin midis Sirisë dhe Izraelit". Ai shtoi se këto njësi vëzhgimi do t'i dorëzohen qeverisë siriane pas stabilizimit të rajonit Golan. Rudskoi theksoi se forcat ruse të policisë do të patrullojnë në lartësitë Golan për herë të parë në gjashtë vitet e fundit bashkë me Korpusin e Paqes të Kombeve të Bashkuara.