Plagosen 10 palestinezë në protestën "e drejta për t'u kthyer"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79985-plagosen_10_palestinezë_në_protestën_e_drejta_për_t'u_kthyer
Në tubimin e 19-të për të drejtën e kthimit, 10 palestinezë u plagosën nga zjarr i forcave të regjimit sionist në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2018 14:51 Europe/Tirane
  • Plagosen 10 palestinezë në protestën

Në tubimin e 19-të për të drejtën e kthimit, 10 palestinezë u plagosën nga zjarr i forcave të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Tubimi i 19-të i titulluar "E Premtja Besnike ndaj Dëshmorëve të Kudsit dhe Dëshmorit Mohamed Tarik Jusuf" u mbajt në Rripin e Gazës në territoret e pushtuara sot, kur ushtarët izraelitë gjuajtën me armë në drejtim të qytetarëve palestinezë. Martiri Muhamed Tarik Jusuf, një adoleshent 17 vjeçar palestinez, kohët e fundit u martirizua në një operacion të forcave sioniste pranë Ramallahut, ku gjatë këtij operacioni janë plagosur edhe disa palestinezë të tjerë.