Al-Nusra kundërshton kërkesën e Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80054-al_nusra_kundërshton_kërkesën_e_turqisë
Militantët Frontit Al-Nusra kanë kundërshtuar kërkesën e Turqisë për shpërbërjen e njësive të grupit terrorist në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, sipas gazetës siriane Al-Watan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2018 16:35 Europe/Tirane
  • Al-Nusra kundërshton kërkesën e Turqisë

Militantët Frontit Al-Nusra kanë kundërshtuar kërkesën e Turqisë për shpërbërjen e njësive të grupit terrorist në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, sipas gazetës siriane Al-Watan.

Zhvillimi vjen pasi Ankaraja kërkoi që militantët e Frontit al-Nusra të bashkohen me të ashtuquajturën "Ushtria Veriore Siriane", e cila po formohet nga ushtria turke. Gjithashtu, Turqia u kërkoi mercenarëve të huaj të Frontit Al-Nusra të ktheheshin në vendet nga të cilat ata mbërritën dhe të dorëzoheshin te agjencitë e zbatimit të ligjit atje. Al-Watan raportoi se Ankaraja gjithashtu ka në plan të përdorë Frontin Kombëtar të Çlirimit të themeluar kohët e fundit, i përbërë nga disa grupe rebele, për të përzënë terroristët e Frontit al-Nusra nga Idlibi. Javën e kaluar, presidenti sirian Bashar Asad vlerësoi se provinca Idlib ishte aktualisht bazë për "dhjetëra mijëra terroristë", duke theksuar se krahina ishte ndër fushat prioritare për operacionet e ardhshme të ushtrisë siriane.