Vriten dhe plagosjen mbi 150 mercenarë sauditë në Jemen
Komanda e ushtrisë së Jemenit ditën e dielë doli me një deklaratë ku njoftoi se 150 mercenarë sauditë janë vrarë dhe plagosur në brigjet perëndimore të Jemenit.
Gjatë ditëve të fundit, avionët që i përkasin koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar aeroportin vital me dhjetëra sulme ajrore, ndërsa militantët e mbështetur nga Arabia Saudite, besnikë ndaj ish-Presidentit të Jemenit, Mansur Hadi, po tentojnë të fitojnë terren drejt kompleksit të aeroportit të Hudejdas. Këtyre sulmeve të forcave saudite, ushtria dhe komitett popullore të Jemenit u janë përgjigjur duke sulmuar me raketa bazat e mercenarëve sauditë në Hudejda. Luftëtarët e lëvizjes popullore të Jemenit Ansarullah kanë zmbrapsur një zbarkim detar të forcave saudite dhe të Emiratëve afër qytetit port të Hudejdas. "Koalicioni agresor saudit nuk ka përparuar aspak në Hudejda," tha zyrtari i lëvizjes Ansarullah,. "Ne kemi penguar një zbarkim nga deti të forcave të Arabisë Saudite dhe Emirateve pranë portit të Hudejdas," shtoi ai. Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve, Agjencia informative e Jemenit gjithashtu njoftoi se katër ushtarë të Emirateve ishin vrarë në Jemen. Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite filluan një ofensivë kundër Hudejdas, duke synuar të merrnin qytetin që kontrollohet nga lëvizja Ansarullah. Koalicioni agresor pretendon se lëvizja Ansarullah po e përdor portin Hudejda për tu furnizuar me armë, një akuzë që është hedhur poshtë nga luftëtarët jemenas.