Arabia Suadite dëbon ambasadorin kanadez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80065-arabia_suadite_dëbon_ambasadorin_kanadez
Ministria e jashtme e Arabisë Saudite, duke reaguar ndaj shqetësimeve të qeverisë kanadeze mbi arrestimin e aktivistëve civilë dhe mbështetës të të drejtave të grave në Arabinë Saudite, ka dëbuar ambasadorin kanadez nga Riadi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 06, 2018 05:16 Europe/Tirane
  • Arabia Suadite dëbon ambasadorin kanadez

Ministria e jashtme e Arabisë Saudite, duke reaguar ndaj shqetësimeve të qeverisë kanadeze mbi arrestimin e aktivistëve civilë dhe mbështetës të të drejtave të grave në Arabinë Saudite, ka dëbuar ambasadorin kanadez nga Riadi.

Arabia Saudite gjithashtu ka thirrur dhe tërhequr ambasadorin e saj nga Kanadaja dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet tregtare dhe investuese në Kanada. Burimet saudite kanë thënë se autoritetet e Riadit kanë arrestuar aktivistë civilë në Arabinë Saudite, si  Sarmar Badahi dhe Nasima Al-Sadeh. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut iu përgjigjën këtyre arrestimeve, duke thënë se zyrtarët sauditë e konsiderojnë çdo protestë paqësore si një kërcënim ndaj qeverisë së tyre tiranike. Vitin e kaluar, veçanërisht pas emërimit të Muhamed bin Sallman si Princi i Kurorës i cili ndjek politikat amerikane dhe izraelite në rajon, me dhjetëra tregtarë, klerikë, princa dhe studiues janë arrestuar dhe burgosur në Arabinë Saudite. Femrat në Arabinë Saudite në dekadat e fundit gjithmonë kanë kërkuar të drejtat e tyre themelore, veçanërisht pas zgjerimit të informimit publik dhe ngritjes së vetëdijes në shoqërinë saudite. Megjithatë, regjimi konservator saudit gjithmonë ka qenë një kërcënim për përmbushjen e kërkesave të tyre.  Në lidhje me këtë, Amnesty International dhe mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut kritikuan arrestimin e dy aktivistëve të tjerë në Arabinë Saudite nën programin qeveritar kundër aktivistëve, gazetarëve, studiuesve fetarë dhe protestuesve të opozitës.