Ushtria e Jemenit sulmon përsëri me raketa bazat e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80088-ushtria_e_jemenit_sulmon_përsëri_me_raketa_bazat_e_arabisë_saudite
Ushtria e Jemenit me disa topa dhe raketa ka sulmuar bazat e ushtarëve sauditë në rajonet Xhizan, Nexhran dhe Asir.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 07, 2018 04:33 Europe/Tirane
  •  Ushtria e Jemenit sulmon përsëri me raketa bazat e Arabisë Saudite

Ushtria e Jemenit me disa topa dhe raketa ka sulmuar bazat e ushtarëve sauditë në rajonet Xhizan, Nexhran dhe Asir.

Me reagimin e ushtrisë së Jemenit ka dështuar operacioni Helly Born i agresorëve sauditë në brigjet perëndimore të Jemenit. agjencia Masira e lajmeve njofton se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë qëlluar me katjusha dhe topa bazat e ushtrisë saudite në zonën Dakhle pjesë e rajonit Xhizan të Arabisë Saudite. Në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.