Ansarullah ka shpallur kushtet për uljen e armëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80122-ansarullah_ka_shpallur_kushtet_për_uljen_e_armëve
Muhamed Abdul’selam zëdhënës i lëvizjes Ansarullah në Jemen pasi kritikoi të dërguarin e OKB dhe përpjekjet për të ringjallur bisedimet e paqes ka thënë se ai flet për rrugëzgjidhje sipërfaqësore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2018 06:25 Europe/Tirane
  • Ansarullah ka shpallur kushtet për uljen e armëve

Muhamed Abdul’selam zëdhënës i lëvizjes Ansarullah në Jemen pasi kritikoi të dërguarin e OKB dhe përpjekjet për të ringjallur bisedimet e paqes ka thënë se ai flet për rrugëzgjidhje sipërfaqësore.

Në një intervistë për Fox News, zëdhënësi i Ansarullah tha se tani mund të thuhet se procesi politik është bllokuar dhe Martin Griffiths ka propozuar një plan i cili është i dobët. Zëdhënësi i Ansarullah tha se i dërguari i OKB për Jemenin flet për çështje të vogla si situata në Hudejda por ai nuk ka bërë asgjë për lirimin e të burgosurve, hapjen e aeroporteve, nivelin ekonomik, të drejtat e jemenasve dhe për këtë mund të thuhet se ai nuk ka prezantuar asnjë plan konkret dhe efikas për zgjidhjen politike. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.